Reshjet e dëndura të borës në Tiranë kanë sjellë edhe aksidentin e parë. Nje autobus i Unazës në kryeqytet është përplasur me një makinë e tipit "Mercedez Benz".
Fatmirëshisht nga ky aksident në qendër të Tiranës nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Gjatë aksidentit në autobuzin e Unazës ishin duke udhëtuar qytetarë të ndryshëm. Por menjëher pas këtij aksidenti policia e kryeqytetit njofton të gjithë qytetarët se për shkak të reshjeve të dëborës që përfshinë kryeqytetin dhe Durrësit, lëvizja e mjeteve nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas do të bëhet me zinxhirë.
Kjo është një masë parandaluese e aksidenteve dhe rrëshqitjeve të mundshme të mjeteve në autostradë.



