Brukseli, konferencë për negociatat me Shqipërinë (VIDEO)

Brukseli, konferencë për negociatat me Shqipërinë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, do të takohen me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinsë në një konferencë në Parlamentin Europian të organizuar nga eurodeputeti David Sassoli të martën më 20 mars në Bruksel, ku do të diskutohet perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Union,-njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Për eurodeputetin Sassoli, Shqipëria është e gatshme për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe, në vitet e fundit, Shqipëria është impenjuar me vendosmëri në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjen, ekonominë dhe drejtësinë.

Takimi parashikon javën vendimtare për dialogun midis Tiranës dhe Brukselit. Më 17 prill, në fakt, Komisioni Evropian do të publikojë 'paketën e zgjerimit ", e cilat, sipas burimeve të BE-së, pritet të njoftojë dorëzimin e rekomandimeve nga Komisioni Evropian në Këshillin Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Negociatorët shqiptarë do të jenë në Bruksel të hënën më 19 mars dhe fjala e fundit do të jetë nga 28 vendet anëtare të BE.

Kushti i fundit që duhet të plotësohet në Tiranë është zbatimi i plotë i reformës së drejtësisë, e cila përfshin procesin e verifikimit të përbërjes së organit gjyqësor në vend.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy