Nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës (VIDEO)

Nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës (VIDEO)

Kanë mbërritur mbrëmjen e të premtes kamionët e parë me materiale në fshatin Akërni ku do të ndërtohet aeroporti i Vlorës.

Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar fillimin e punimeve për aeroportin e Vlorës më 28 nëntor.

Ndërkohë pak ditë më parë Rama tha se aeroporti i Vlorës do të jetë një aeroport i kategorisë së lartë dhe me standarde europiane, që do të ofrojë fluturime nga kudo dhe madje do të ketë kapacitet për të kryer fluturime transoqeanike dhe shërbime të tjera që aktualisht nuk ofrohen nga aeroporti Nënë Tereza në Tiranë.

Kujtojmë se më 20 prill u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese, Mabetex Group e regjistruar në Zvicër, e cila ka parashikuar të përfundojë ndërtimin e aeroportit në 4 vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy