Alexander Lukashenko, fitoi zgjedhjet “e rreme” presidenciale të dielën me 87.6% të votave, sipas një sondazhi zyrtar exit poll, duke shënuar mandatin e tij të shtatë si udhëheqës i vendit të Europës Lindore.
Katër kandidatë të opozitës u shfaqën në fletëvotim por të gjithë ishin besnikë ndaj Lukashenkos, i cili udhëheq Bjellorusinë prej më shumë se 30 vitesh.
“Nuk ka asnjë alternativë ndaj Aleksandër Lukashenkos si udhëheqës i vendit tonë. Ne po marrim pjesë në zgjedhje me ekipin e presidentit”, tha një nga kandidatët teorikë, kreu i Partisë Komuniste Sergei Syrankov, për BBC përpara votimit.
As Bashkimi Europian, as Mbretëria e Bashkuar dhe as SHBA nuk e njohin qeverinë e Lukashenkos si legjitime.
Zgjedhjet presidenciale në 2020 ndezën protesta masive që pothuajse çuan në rënien e Lukashenkos përpara një goditjeje brutale për të shtypur protestuesit dhe kundërshtarët, të mbështetur nga presidenti rus Vladimir Putin.
“Lukashenko është ngjitur në pushtet për 30 vjet. Nesër, ai do të riemëroj veten në një tjetër zgjedhje të rreme. Kjo është një fyerje e hapur ndaj demokracisë. Lukashenko nuk ka legjitimitet”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas në prag të votimit në X.
Udhëheqësja e opozitës në mërgim Bjellorusi Sviatlana Tsikhanouskaya protestoi kundër zgjedhjeve nga kryeqyteti polak Varshavë të dielën.
“Sot, ne marshuam për liri në Varshavë, të bashkuar dhe të palëkundur, duke nderuar heronjtë tanë që dhanë jetën për lirinë”, postoi ajo në X, krahas fotove nga demonstratat.
Së bashku, ne jemi të pandalshëm. Si bjellorusë, ne kurrë nuk do ta humbim shpresën.
Ne do të rimarrim vendin tonë dhe do të kthehemi në atdhe më të fortë se kurrë.
Ndërsa hodhi votën e tij të dielën, Lukashenko u tha gazetarëve se disa nga kundërshtarët e tij politikë kishin “zgjedhur” të shkonin në burg ose në mërgim.
Lukashenko ka liruar më shumë se 250 persona vitin e kaluar, por mohoi se ishte një përpjekje për të riparuar marrëdhëniet me Perëndimin.
Parlamenti Evropian gjithashtu i denoncoi zgjedhjet në Bjellorusi si një “mashtrim”. Një rezolutë e miratuar javën e kaluar i bëri thirrje BE-së të refuzojë të njohë fitoren e parashikuar të Lukashenkos.



