Sulme edhe gjatë Pashkëve në Ukrainë, Erdogan ofrohet si ndërmjetës mes palëve

Sulme edhe gjatë Pashkëve në Ukrainë, Erdogan ofrohet si ndërmjetës mes palëve

Edhe në ditën kur festohen Pashkët Ortodokse, lufta në Ukrainë nuk ndalet. Luftimet midis pushtuesve rusë dhe forcave lokale vazhdojnë me intensitet në frontet e ndryshme të ofensivës së nisur nga Moska në Donbass, si dhe bombardimet e qyteteve. Në Jug të vendit, mbi të gjitha në Mariupol, qytet i rrethuar që nga fillimi i konfliktit dhe Odessa, ku ukrainasit i frikësohen mundësisë së një sulmi me armë kimike. 

Ndërkohë, OKB-ja po bën thirrje për një armëpushim "të menjëhershëm" në Mariupol për të evakuuar civilët nga qyteti ukrainas i rrethuar nga forcat ruse. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, të fokusuar në negociatat Rusi-Ukrainë.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidencës turke e cituar nga Tass. Gjatë bisedës telefonike, Erdogan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e negociatave, duke përfshirë edhe një rol ndërmjetësues. 

"Kam pasur një bisedë të rëndësishme telefonike me Erdoganin. Theksova nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, përfshirë fabrikën e çelikut Azovstal, madje edhe për trupat e bllokuara”, shkruan Zelensky në “Twitter”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy