Iseni: Alternativa para dy javësh ishte për rrëzimin e qeverisë, sot drejt futjes në të. E gjitha për shpëtimin e strukturave të saj

Iseni: Alternativa para dy javësh ishte për rrëzimin e qeverisë, sot drejt futjes në të. E gjitha për shpëtimin e strukturave të saj

Është caktuar për sot takimi mes kryeministrit aktual të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës Afrim Gashi.

Lidhur me këto ndryshime, analisti Xhenur Iseni, thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV, se Zaev dhe Gashi do të vazhdojnë të diskutojnë nëse partia Alternativa do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare dhe për pasojë dhe pjesë e Qeverisë.

E gjitha kjo sipas, Isenit, bëhet për interesat partiake të Alternativës, e cila më gjasë, duke u futur në radhët e qeverisë do të shpëtoj kësisoj strukturat partiake të saj.

„Alternatia, e cila ishte deri para dy jave e gatshme për ta rrëzuar qeverinë, sot është një hap drejt futjes së saj në qeveri, krejt kjo për ta shpëtuar strukturën ne parti, anëtarët e saj, sepse po të mbesin jashtë, e shohin si shprese futjen ne qeveri dhe marrjen e disa drejtorisë, ku do të mundësonin edhe punësimin e disa anëtarëve të partisë dhe ruajtjen së anëtarësisë.

Meqë Alterativa është e dobët, me futjen e saj në qeveri, do ta forconin strukturën e vet dhe do të kenë fuqi kur të dalin në zgjedhje. Me futjen e tyre ne qeveri, nuk do të thotë që kjo parti nuk do të bëj koalicion.

Po cilat janë përfitimet e mundshme të Alterantivës në këtë rast sipas Isenit.

“Për bisedimet e sotme thuhet se Alterativa do ta mund të marri Ministrinë e Shëndetësisë, dhe ndoshta edhe Ministrinë e Bujqësisë e cila është udhëhequr nga Lëvizja Besa”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk dihet nëse do të tërhiqet nga posti që mban apo do ta përfundojë mandatin deri në vitin 2024-rën, pavarësisht rezultateteve në zgjedhjet lokale.

Analisti Iseni, tha se me gjasë do të mbaj deri në fund të mandatit postin e tij qeveritar.

“Zaev është tërhequr nga partia, por me gjasë do të mbetet në kry të mandatit deri në fund të saj, kurse si kandidat i mundshëm për kryeministër të ri përmendet emri i Dimitar Kovaçevskit, zv.ministrër i Financave, i cili ishte në takimin e kryeministrit Zaev me kryetarin e Alternativës dhe një njeri i afërt më Zaev. Me shumë gjasë do të mbetet i LSDM sepse edhe eksponentë të radhës nga BDI nuk kanë pranuar asnjë eksponent tjetër përpos LSDM, sepse janë çështje të hapura që duna zgjidhje, si çështjet me Bullgarinë, pasi BDI ka marrëveshje me kryeministrin që në 100 ditët e mandatit duhet të zbatohet marrëveshja për kryeministrit shqiptar, etj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy