Nga kënga e re, te lidhja me partnerin/ Xhesika Polo: Jam e lumtur

Nga kënga e re, te lidhja me partnerin/ Xhesika Polo: Jam e lumtur

Këngëtarja Xhesika Polo vjen me këngën e re “Oj ti vajzë”, me anë të së cilës përcjell një mesazh të fortë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo zbuloi se kënga është shkruar nga vëllai i saj.

“Oj ti vajzë” është shkruar nga Marko Polo, im vëlla. Nëse nuk do e dinin njerëzit, nuk do e kuptonin që është shkruar nga një mashkull.

 Por Marko ka një lidhje shumë të ngushtë me mikeshat e tij, me motrën dhe i njeh të gjitha fazat që kalon një vajzë. 

Shumica e njerëzve që janë të pakënaqur me jetën e tyre, zgjedhin të denigrojnë personazhe të caktuar. 

Vendosa ta sillja “Oj ti vajzë” në Kënga Magjike për qejfin tim, për qejfin e shpitit. 

Dhe vendosa ta bëja në një festival që ka reagim shumë pozitiv. Kënga lidhur me gjithë performancën, është e gjitha metaforë.

Ne lindim me kurorën e princeshës së mamit dhe babit dhe gradualisht bie kurora, bie një gjë tjetër.

Simbolika është se pavarësisht se nxjerrim shpatat dhe luftojmë, nuk duhet të harrojmë atë vajzën e vogël brenda vetes.

Tashmë Xhesika e vogël dhe e madhe ndihet shumë mirë dhe e lumtur. Kam vendosur parzmoren për të mbrojtur veten time. 

Sot jetoj e qetë me veten time të vogël dhe veten time të madhe. 

Në vijim ajo zbuloi se e ka një unazë në gisht dhe se ndihet shumë e lumtur dhe e dashuruar.

Unë jam shumë e lumtur, shumë e dashuruar. Jam vetja ime që kur hap sytë dhe deri sa i mbyll dhe jetoj në paqe me lëkurën time.

Partneri im nuk është i fushës, nuk merrem me të fushës. Partneri im në shpirtin e tij ka art, muzikë, ka shpirtin më të bukur në gjithësi. 

Sot jam shumë krenare të them se në çdo vendim që marr konsultohem me të dhe jam e sigurt që për çdo gjë do është e mirë për mua.

 Njeriu i duhur vjen në kohën e duhur. Po kam thënë “po”. Ne jemi martuar që në ditë të parë bashkë. 

Ne kemi bërë disa këngë bashkë, njëra është “Fatale”, kemi bërë vijën melodike. 

Kemi bërë dhe dy vija melodike. Nuk e pëlqen famën, por mbas skenës jemi bashkë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy