Kalemaj: PD tërësisht e çorganizuar, nuk duhet të bëjë vetëm denoncuesin (VIDEO)

Kalemaj: PD tërësisht e çorganizuar, nuk duhet të bëjë vetëm denoncuesin (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj thotë se PD çedon në organizimin e brendshëm dhe në strategjinë politike në raport me kundërshtarin. Në një analizë në studion e MCN TV, Kalemaj tha se ndërsa dy grupimet brenda PD nuk kanë struktura funksionale, edhe përballja me rivalët politikë nuk shkon përtej denoncimeve.

Të dy PD-të çedojnë te elementët organizativë. Nuk ka më struktura, këshillat kombëtarë nuk janë funksionalë. Shumica e politikës së tyre konsumohet në parlament, në studio televizive, por jo në bazë. Nuk e kuptoj çfarë presin dy pjesët e ndara të PD.

Grupi i Bashës ka artikuluar disa teza politike, grupi i Rithemelimit nuk ka një qëndrim. Për këtë arsye krijohet zhurmë. Përtej fatit personal të Berishës, ka rëndësi ajo se çfarë duhet të bëjë PD-ja.

Ajo që kërkon zoti Këlliçi nuk është e re. E ka pasur tezë të fushatës elektorale. Kemi një hetim të SPAK që po zgjat shumë. Inceneratori duhej të përfundonte. Duhet të lëmë SPAK deri në fund se me çfarë përgjegjësie do ta ngarkojë Veliajn. Duhet thënë se krahu i tij i djathtë është nën hetim nga SPAK dhe duhet parë nëse përgjegjësia do të shkojë te Veliaj. Opozita nuk duhet të bëjë vetëm denoncuesin. E bëri Këlliçi dhe mori 45 mijë vota më pak.

Deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj për mandatin e tij të fundit në Bashkinë e Tiranës, Kalemaj e komentoi si një tregues të ambicies së tij për të pasuar Ramën, me lejen e këtij të fundit.  

Veliaj ka nisur këto ditë një tur të mirëfilltë elektoral. Mos vallë ky tur është për të garantuar postin e kryeministrit në mandatin e tretë apo do të presim një tjetër mandat të Ramës që e lë Veliajn në gjysmë të rrugës. Unë i përkas atij grupi që mendon se Veliaj do të jetë pasardhësi i Ramës, me leje të tij. Është delfini i zotit Rama dhe i kuotuari më lart për të qenë ai pasardhësi i zotit Rama. Unë nuk kam parë asnjëherë luhatje të temperaturës. Ka pasur konsistencë deri tani. Çfarë do të ndodhë në një vit e ca nuk dihet. Por mendoj se nuk do të ketë surpriza. Veliaj mund të marrë qeverinë në përfundim të mandatit të tretë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa presidentin Begaj, Kalemaj e cilësoi joefektiv.

Nuk kam pasur ndonjë pritshmëri për këtë president. Të refuzosh të dëgjosh gjysmën e popullsisë duke dekretuar ligjet e kaluara me forcë kartoni nga maxhoranca e bëjnë një president joefektiv.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy