65% e mësuesve nuk përdorin kompjuter, Halilaj: Më 1 Maj protestë, arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar  (VIDEO)

65% e mësuesve nuk përdorin kompjuter, Halilaj: Më 1 Maj protestë, arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar (VIDEO)

Kreu i sindikatës së mësuesve, Isa Halilaj, nuk bie dakord për raportin e PISA se 65% e mësuesve në shkollat 9-vjeçare nuk përdorin kompjuterin, pasi thotë se janë një pjesë që dinë ta përdorin, por ju mungon infrastruktura.

Duke folur për MCN Live, Halilaj deklaroi se thelbi i gjithë kësaj problematike është buxheti, pasi nuk kemi një buxhet për arsimin.

Sipas tij, momenti i parë që mësuesit u përballën me problemin e teknologjisë ishte periudha e Covidit, kur mësimi bëhej online, por se fatkeqësisht pas kalimit të pandemisë nuk kemi parë rishikim të situatës dhe se vazhdojmë me një buxhet shumë të ulët.

Po na krijohen dy standardet e arsimit në Shqipëri. Në shkollat larg qendrës së Tiranës, situata është dramatike, mungojnë ndërtesat, infrastruktura.

Ne flasim sot për dixhitalizimin, por ne nuk kemi kompjutera dhe internet. Mësuesit shpesh përdorin telefonat dhe internetin e vetë.

Mësuesit duhen paguar për këtë shërbim dhe pagesë që bën vetë mësuesi.

Unë di mësues që kanë marrë kredi për të paguar një laptop për të dhënë mësim.

Janë mësues në zona të ndryshme, se me rrogat që kanë nuk e blejnë dot, ndaj janë detyruar të marrin kredi.

Duhet një ndërhyrje e fortë në të gjithë sistemin arsimor shqiptar. Problem është se mësuesit nuk janë të trajnuar.

Ne kemi kërkuar vazhdimisht që trajnimet të kryhen nga universitetet, që të ecim përpara sepse jemi shumë keq.

Nuk kemi mësues që të zëvendësojmë mësuesit që dalin në pension. Politika duhet të kthejë sytë nga arsimi.

Më datë 1 maj në ora 09.00 do të protestojmë para ministrisë së Arsimit, për buxhetin e arsimit.

Protesta do të jetë masive, se kemi pasur përkrahje të madhe.

Arsimi duhet të kthehet në një prioritet kombëtar, se jemi në një pikë kritike, nuk kemi mësues për ciklin fillor, për matematikën.

Jemi në një pikë shumë të vështirë. Po nuk shkuam si vendet europiane me buxhet 5% të GDP, nuk e kemi situatën mirë.

Duhet të ndërtohet një strategji e qartë.

Arsimi duhet të jetë në tre prioritetet e para për një periudhë 30-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy