Një i ri shqiptar humbi jetën në një aksident në Galatsi të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 18:55, kur 23-vjeçari shqiptar u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me motor.
Aksidenti ka ndodhur në momentin që makina po hynte në parkingun e një zone në ndërtim, ndërsa motori vinte nga rruga kryesore.
I riu shqiptar është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.



