Kinë, Pekini rihap Qytetin e Ndaluar

Kinë, Pekini rihap Qytetin e Ndaluar

Pekini rihap Qytetin e Ndaluar të premten, më datë 1 maj, pas mbylljes së vendosur në datën 25 janar si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kjo është lëvizja e fundit nga ana e shtetit kinez që tregon se pandemia në Kinë është nën kontroll. “Palace Museum”, i cili administron Qytetin e Ndaluar, shpjegoi në faqen e tij të internetit se në fillim do të lejohen të hyjnë jo ​​më shumë se 5 000 vizitorë në ditë, përkundër 80 000 që lejoheshin para krizës së shkaktuar nga Covid-19. Autoritetet kanë forcuar masat për të zvogëluar rrezikun e infeksionit në vendet turistike: përdorimi i maskës është i detyrueshëm, si dhe tregimi i gjendjes shëndetësore bazuar në aplikacionin përditësues, i cili vërteton mungesën e infeksionit. Përveç kësaj ndalohet rreptësisht shkelja distancës ndërnjerëzore prej të paktën një metër. Që nga njoftimi për rihapjen e simbolit të kryeqytetit, i ndërtuar që para 600 vjetësh janë prenotuar rreth 2 500 bileta në internet në më pak se gjysmë ore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy