Përulje para Putinit? Ministrja e Jashtme e Austrisë u përgjigjet kritikave (VIDEO)

Përulje para Putinit? Ministrja e Jashtme e Austrisë u përgjigjet kritikave (VIDEO)

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, u detyrua t’u përgjigjej kritikave në lidhje me vallëzimin me presidentin rus, në dasmën e saj fundjavën e kaluar. Kneissl shkaktoi zemërim në vendin e saj, kur në media dolën momente nga ceremonia e saj private e martesës, ku vallëzoi edhe me presidentin rus. Në fund të vallëzimit, ajo përkulet para Putinit, në shenjë mirësjelljeje, por shumë kritikë në Austri e kanë interpretuar këtë si shenjë nënshtrimi.

“Ata që më njohin, e dinë se nuk i përulem askujt. Nëse e keni parë ndonjëherë një hapje balloje, atëherë duhet ta dini se në fund ka gjithmonë një nderim të tillë”, i tha Kneissl radios shtetërore austriake ORF, duke shtuar se edhe Putin e ka bërë një gjest të tillë.

Shumë analistë të politikës në Austri e kanë parë këtë moment në një kndvështrim tjetër. “Kneissl që përulet para Putinit është një turp”, shkroi analisti Erich Frey në një opinion për të përditshme “Der Standard”. Ai shton se nëse vizita e Putinit do të kishte qenë në të vërtetë private, ministrja e Jashtme nuk duhej ta kishte lejuar të merrte kamera me vete për të dokumentuar të gjithë ngjarjen.

Kneissl u emërua në postin e ministrit të Jashtëm vitin e kaluar nga partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPÖ), e cila ka një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Bashkuar të Putinit në Rusi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy