Shtyhet mbledhja e përbashkët e së premtes, Shqipëri-Kosovë takohen në tetor

Shtyhet mbledhja e përbashkët e së premtes, Shqipëri-Kosovë takohen në tetor

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se mbledhja e dy qeverive, me Shqipërinë, nuk do të mbahet këtë të premte me 25 shtator. Kjo sipas Hotit është bërë sepse ka përplasje me seancën e parlamentit të Kosovës dhe për këtë aryse mbledhja e caktuar të bëhet në Shkodër do të ndodhë më 2 tetor.

"Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes" - shkruan Hoti.

Në takimin e dy qeverive parashikohej të nënshkruheshin 3 marrëveshje të mëdha.

Vetëm pak kohë më parë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj është shprehur për mediat kosovare se bëhet fjalë për Doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe Hidrocentralin që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy