SHBA miraton testin e shpejtë për koronavirus, jep rezultatin për 30 minuta

SHBA miraton testin e shpejtë për koronavirus, jep rezultatin për 30 minuta

Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara ia kanë dhënë dritën e gjelbër përdorimit emergjent të një testi të shpejtë për koronavirus, i cili e jep rezultatin brenda 30 minutave.

Njoftimi i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve paraqet hap të rëndësishëm në përpjekjet për zgjerimin e opsioneve për menaxhimin e pandemisë përtej qendrave shëndetësore dhe qendrave të testimit.

Megjithatë, për t’iu nënshtruar këtij testi përsëri do të nevojitet një fletë përshkruese nga mjeku, i cili mund ta kufizojë numrin e testimeve, shkruan The Guardian.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten shteti më i prekur në botë nga pandemia me 11.34 milionë persona të infekuar dhe gati 250.000 viktima.

Gjatë muajit nëntor, dyzet e një shtete të ShBA-së kanë shënuar rekorde të rasteve ditore të vdekjeve, ndërsa 26 kanë raportuar rekorde të numrit të personave të hospitalizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy