Mbyllja e “Mehmet Akif”, Llaha: Nxënëset kanë nevojë për mbështetje psikologjike të mirfilltë

Mbyllja e “Mehmet Akif”, Llaha: Nxënëset kanë nevojë për mbështetje psikologjike të mirfilltë

Për psikologen Nereida Llaha, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë nevojë për suport psikologjik të mirëflltë pasi ndryshmi ishte i menjëhershëm.

E ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv, Llaha tha se nxënëset u gjendet përballë një fakti të kryer dhe nuk patën mundësi të bëjnë asnjë parapërgatitje gjë që i ka pështjelluar shumë.

Në rastet të tjera kur një nxënës largohet nga shkolla për një arsye apo një tjetër, bëhet një farë parapërgatitje e detajuar. Jepet informacion për nxënësit, bëhen disa prezantime me ambientin fizik që ky fillim  të jetë sa më e lehtë emocionalisht. Në rastin konkret nuk është thjesht një ndryshim  madh që po shoqërohet me pështjellimin emocional, në këtë rast vajzat janë gjendur para një fakti, pa një parapërgatitje. Janë  shkëputur marrëdhëniet në mënyrë të menjëhershme që janë të rëndësishme për moshën. Kjo shkollë ka një bindje fetare që i afron dhe më shumë. Të pritet në mes përkushtimi si për familjet dhe nxënësit është sakrificë e madhe dhe shqetësimi është i madh. Kemi të përzier inatin me ankthin. Nga ngarkesa emocionale ato nuk po arrijnë të artikulojnë qartë. Këto vajza që janë prekur nga kjo tronditje kanë nevojë për suport psikologjik të mirëfilltë. Çka janë duke përjetuar e dinë vetëm ato. Mbështetjen emocionale dhe konsultat janë të nevojshme. Prindërit dhe bashkëmoshatarët janë të cënuar. Situatën e shoh të nderë dhe nuk e di sa do zgjasë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy