Ishulli më i rrezikshëm në botë, sekretet e banorëve që jetojnë ende në epokën e gurit (FOTO)

Ishulli më i rrezikshëm në botë, sekretet e banorëve që jetojnë ende në epokën e gurit (FOTO)

Ata që adhurojnë bukuritë e virgjëra natyrore dhe janë në kërkim të aventurës duhet të shmangin një zonë të Gjirit të Bengalit. Kush vendos të vizitojë ishullin North Sentinel, nuk duhet të mendojë se do ta presin me lule.

Ata që e kanë provuar të hyjnë atje, janë pritur me shigjeta nga banorët e ishullit, që jetojnë ende në epokën e gurit.

Kontaktet që ata kanë pasur deri tani me njeriun modern nuk kanë qenë aspak paqësore. Për këtë arsye, qeveria indiane, të cilës i përket ky territor, ka vendosur si kufi një zonë neutrale rreth 3 milje përreth ishullit, për të shmangur që turistët të afrohen, duke vënë veten në rrezik.

Por nuk është kjo arsyeja e vetme pse ky ishull mbrohet nga turistët. Banorët e tij jetojnë aty prej mëse 60 mijë vitesh dhe Survival Internation, një lëvizje botërore për të drejtat e popujve indigjenë, e ka cilësuar popullatën atje si “shoqërinë më vulnerabël të planetit”.

Për shkak të izolimit total nga bota, banorët e këtij ishulli nuk kanë imunitet ndaj sëmundjeve më të zakonshme. Kjo do të thotë se edhe një virus i zakonshëm mund t’i shfarosë.

Pavarësist kësaj, banorët e këtij ishulli u kanë mbijetuar cunameve, përfshirë edhe atij të vitit 2004. Në atë kohë, një helikopter i qeverisë indiane fluturoi mbi ishull për t’u siguruar se nga tragjedia natyrore nuk kishte pasoja, por u sulmua me shigjeta nga banorët.

North Sentinel mbetet një ëndërr për shumë turistë. Atyre u mbetet veçse të shohin nga larg plazhet me rërë të bardhë, pyjet e dendura dhe barrierën koralore që e rrethon. / La Stampa / Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy