Tomorri: Rikuperimi i të gjithë dëmeve të shkaktuara nga zyrtarët e shtetit, është i pamundur

Tomorri: Rikuperimi i të gjithë dëmeve të shkaktuara nga zyrtarët e shtetit, është i pamundur

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, projektligjin lidhur me përgjegjësitë e nëpunësve civilë, thotë se nuk ka qëllim që të zbrazë radhët e çështjeve në gjykata.

Për emisionin MCN Economy, ai deklaroi se projektligji ka qëllim që zyrtari i shtetit që të bëhet përgjegjës para çdo dëmi material që iu shkakton taksapaguesve shqiptarë me veprimet apo mos veprimet e tij.

Në fund të gjitha çështjet shkojnë në gjykatë. Nëse dënon një nëpunës shteti sipas këtij ligji, nëpunësi ka të drejtën ta ankimojë, ndaj nuk zbraz radhët në gjykatë. Kodi Civil nuk është i mjaftueshëm, nuk mjafton për zhbërjen e dëmit. Zoti Bujar Leskaj, ka kërkuar një ligj të tillë që nga koha kur drejtonte KLSH.

Në shumë vite, në çdo vit, taksapaguesit shqiptarë paguajnë miliona euro për shkak të veprimeve të papërgjegjshme apo mosveprimeve të zyrtarëve të shtetit. Ata që bëjnë faj, nuk paguajnë. Duhet të jenë më të përgjegjshëm kur hedhin firmat. Largimet e padrejta nga puna i kushtojnë mesatarisht qytetarëve shqiptarë 20 milionë dollarë në vit.

Për shkak të largimeve nga puna nga titullarët e administratës, herë për shkaqe politike, herë për shkaqe klanore, herë për korrupsion. Është kosto që nuk e shkaktojnë qytetarët por që e paguajnë çdo vit. Është një dëm kolosal që do mjaftonte për të ndërtuar rrugë dhe shkolla kudo në Shqipëri.

Në vijim Tomorri shtoi se nuk ka zgjidhje magjike që me miratimin e një ligji dëmi i shkaktuar nga administrata publike, do të kthehet mbrapsht.

Sa i takon shifrës prej 28 miliardë lekë të shkaktuara nga administrata e shtetit për vitin 2018, nuk mund të merret si e mirëqenë, pavarësisht pretendimeve të KLSH.

Ligji i përgjegjësisë materiale nuk e zgjidh dot menjëherë çështjen e dëmeve. Për rastin Bechetti fatura është 110 milionë euro. Kush është zyrtari i shtetit që do i kthejë mbas kaq para? Edhe nëse gjendet fajtor një ministër, nuk do e kthente dot pas një shumë të tillë. Rikuperimi i të gjithë dëmeve të shkaktuara nga zyrtarët e shtetit, është i pamundur.

Për çdo veprim të paligjshëm të një zyrtari ka çështje penale, që të rikuperohet një pjesë e dëmit, nga sekuestrimi i pasurive të nëpunësit publik që akuzohet. Kemi rastin e fundit të inceneratorëve, që janë sekuestruar pasuritë e zyrtarëve. Nëse bëhen hetime të mirëfillta arrin të rikuperohet një pjesë e dëmit, në mos e gjitha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy