
Juristi Plarent Ndreca e ka cilësuar situatën në të cilën ndodhet kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli si vështirësi të madhe. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Ndreca tha se Leli nuk është në pikën më të lartë të mbështetjes nga PS. Sipas tij komplikimi i marrëdhënies së kryebashkiakut të Vlorës me PS nuk ka ardhur thjeshtë nga refuzimi që i bëri kryeministrit Edi Rama për të mos kandiduar si deputet, por ka qenë proces i gjatë arsyet e të cilit Ndreca tha se nuk i di.
“Nuk jam dakord që kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është sulmuar nga Partia Socialiste. Kam konsideratë për të si individ. Tashmë ai nuk është në pikën më të lartë të mbështetjes nga Partia Socialiste. Referuar mediave ndoshta nuk e gëzon mbështetjen. Nuk e di nëse shkaku është refuzimi, mendoj se ka një arsye pak më të komplikuar, por duhet të pranojmë që kryetari i partisë është edhe personazh politik aq më tepër në një qytet siç është Vlora ku mbështetja politike është e madhe. Kryetari i bashkisë nuk mund të hiqet për motivacione politike, ai hiqet vetëm për motivacione ligjore të parashikuara në ligj dhe me procedura të parashikuara në ligj. Edhe për Dritan Lelin nuk është normale dhe konsideroj që është vështirësi e madhe për të, të mos ketë mbështetjen e partisë që e ka kandiduar. Këto lidhjet shkak pasojë unë nuk i bëj të tilla sepse nuk kam informacion konkret se përse ka ardhur kjo pakënaqësi nga kryetari i Partisë Socialiste, por besoj që është një proces arsyet e të cilit nuk i di. Pavarësisht nga mbështetja politike ose jo unë besoj që kryetari i bashkisë hiqet vetëm për motivacione ligjore”, tha Ndreca.



