Sulm me bombë në një shkollë në Afganistan, raportohet për viktima dhe të plagosur

Sulm me bombë në një shkollë në Afganistan, raportohet për viktima dhe të plagosur

Të paktën 10 persona janë vrarë pas një shpërthimi me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi në Aybak në provincën Samangan, duke shkaktuar shumë të plagosur, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme. Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por sipas dy zyrtarëve numri ka shkuar në 17.

Shumica janë nxënës të një shkolle. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Abdul Nafee Takkur tha se forcat e sigurisë së talibanëve po hetonin sulmin dhe u zotuan të “identifikojnë autorët dhe t’i ndëshkojnë ata për veprimet e tyre”.

Aybak është një qytet historik që u bë i njohur si një qendër tregtare dhe një qendër për budistët në shekujt 4 dhe 5.  Ndodhet rreth 200 km (130 milje) në veri të kryeqytetit Kabul.

Afganistani është tronditur nga dhjetëra shpërthime që kur talebanët morën pushtetin vitin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy