Kompanitë e sigurimeve, Petraj: Duhet rishikuar ligji, çmimet e tyre kanë përplasje me vlerën e tregut

Kompanitë e sigurimeve, Petraj: Duhet rishikuar ligji, çmimet e tyre kanë përplasje me vlerën e tregut

Viti 2023 ka qenë mjaft pozitiv për bilancet e kompanive të sigurimeve. Ato kanë rritur ndjeshëm arkëtimet me mbi 8%, për një total prej rreth 228 milionë eurosh, por nuk janë rritur me të njëjtin ritëm dëmshpërblimet e paguara prej tyre. Këto të fundit janë rritur me 1.8%. Nga ana tjetër, raportohet një numër shumë i lartë dëmesh të mbetura pezull në drejtim të të dëmtuarve.

Avokati Edmond Petraj tha në studio se ligji për sigurimet duhet rishikuar, në mënyrë që t’i jepet më shumë prioritet palës së dëmtuar. Sipas Petrajt, ajo që penalizon të dëmtuarit në aksidente janë listat e çmimit që kanë kompanitë e sigurimeve kanë, të cilat kanë përplasje me vlerën e tregut.

Nuk kemi vetëm një lloj sigurimi. Ka sigurim jete, ka disa lloje sigurimesh. Shoh që ky lloj vakumi i krijuar vjen nga vakumi ligjor. Ky është një proces dhe që të futet, kemi një kohë të caktuar dhe po të shikosh problemet janë shumë të mëdha. Kompanitë e sigurimeve kur marrin marrëdhënien e ekzekutimit të një shume të caktuar financiare, e kalojnë sipas interesit të tyre. Duhet ribërë ligji i sigurimeve, duke caktuar penalitetet që kompanitë të zhdëmtojnë personat e dëmtuar.

Duhet të kuptojmë që në përditshmëri jemi të rrezikuar për t’u përfshirë në ngjarje aksidentale.

Pas aksidentit, qytetari duhet të qëndrojë në vend për të pritur shërbimet e policisë. Dosja e parë që krijohet në vendngjarje do të shoqërojë të gjithë dinamikën. Këtë lloj veprimi ka një lloj koeficienti. Listat e çmimit që kanë kompanitë e sigurimeve me vlerën e tregut ka përplasje. Prandaj ata e nxjerrin dëmin më të vogël. Por ka edhe raste kur kompanitë përfundojnë në dyert e gjykatës. Qytetarët duke qenë se nuk janë shumë të informuar, ka edhe dëme jopasurore. Ka shumë elementë që një avokat i ndjek. Këtu fitojnë kompanitë e sigurimeve. Ligji duhet riparë në disa pika të veçanta sa i përket afateve kohore dhe vlerësimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy