Batutat e Ramës në Finiq/ “Burri më ka ikur në çadër”, Kryeministri-gruas: Ai iku të shpëtojë nga ty, ti qenke ‘o Zot’ (VIDEO)

Batutat e Ramës në Finiq/ “Burri më ka ikur në çadër”, Kryeministri-gruas: Ai iku të shpëtojë nga ty, ti qenke ‘o Zot’ (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet me batutat e tij gjatë shpërndarjes së legalizimeve në Finiq.

Rama theksoi se në këto 3 vite qeverisje është bërë shumë për këtë bashki, në një kohë që asgjë nuk ishte bërë për 27 vite. Ai pohoi se qeveria do të ketë në vëmendje të veçantë dy bashkitë; Dropull dhe Finiq, ku ka dhe minoritet grek.

“Ju e shikoni vet se në këto 27 vite këtu nuk është investuar asgjë. Duhen shumë më tepër akoma, por ama me investimet tona dhe mbështetjen që do japim, dy bashkitë e minoritetet, Dropull dhe Finiq, do jenë në vëmendjen tonë. Do vazhdojmë ta mbështesim këtë bashki, qytetarët e saj, me kombësi shqiptare dhe me kombësi greke, pra shtetas me të drejta të barabarta.”, tha Rama.

Por si në çdo takim me qytetarët nuk mungojnë as batuatat dhe kësaj here kur një qytetare erdhi për për të marrë lejen një dialog i veçantë ka ndodhur mes tij dhe saj.

Ajo përveçe iu ankua kryeministrit se burrin e kishte shumë xheloz, i pohoi mes të tjerash se ai ndodhej në çadrën e PD-së.

Rama: Do flasësh një fjalë?

Qytetarja: E kam burrin xheloz (Tenton t’i marrë nga dora lejen e legalizimit)

Rama: Epo spaska faji ai, si qenke ti.

Qytetarja: Burrin e kam të vështire. E kam në çadër atje, proteston.

Rama: Ai ka ik në çadër që të ik nga kjo. Me sebep për të ikur që mos të rri me këtë gjithë ditën. 

Kryeministri akuzoi qeverisjen e kaluar se nuk ka bërë asgjë në drejtim të proçesit të legalizimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy