Njëzet raste të reja janë shënuar me Covid-19 brenda 24 orëve në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 243 persona.
Lajmi është konfirmuar nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila theksoi se mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.
3 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit me COVID-19, duke e çuar në total në 13 numrin e personave që kanë humbur jetën nga ky virus.
Rakacolli tha se në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.
Sipas saj, deri në këto momente, janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.
77 persona janë të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv.
8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar.
Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.
8 pacientë të shëruar brenda 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike
- Tiranë 129 raste
- Durrës 26 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Fier 23 raste
- Kavajë 4 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Korçë 15 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 8 raste
- Lezhë 5 raste
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 3 raste
- Mirditë 2 raste
Apeli: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.



