Mali i Zi kërkon demarkacion të kufirit edhe me Kroacinë

Mali i Zi kërkon demarkacion të kufirit edhe me Kroacinë

Demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka kohë që është kryer, mirëpo në Kosovë, shumëkush, vazhdon të mos pajtohet me atë që është nënshkruar dhe ratifikuar në kuvendet e dy vendeve.

E Mali i Zi ka problem me demarkim të kufirit edhe me Kroacinë. Të paktën kështu pretendojnë në Qeverinë e Malit të Zi, ndonëse marrëveshja është firmosur më 2002.

Problemi qëndron me demarkim të vijës detare dhe tokësore. Sipas marrëveshjes, gadishulli i Prevlakës i takon Kroacisë, shkruan sot “B92”.

Kroacia ngul këmbë se nuk ka asgjë për të diskutuar, pasi gadishulli i Prevlakës i takon asaj, kurse për vijën detare ka për çka të flitet.

Çështjen e demarkimit, së fundi e ka hapur kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. Gjatë kësaj jave, në Mal të Zi do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliç Radman, dhe nuk dihet nëse demarkimi i kufirit do të jetë një prej temave.

Zanafilla e problemit të demarkacionit daton nga viti 2002, kur, pas largimit të forcave të UNMOP-it, misionit vëzhgues në Prevlakë, të dy vendet nënshkruan një protokoll të përkohshëm, e i cili është ende në fuqi.

Krivokapiç është i pakënaqur me protokollin, pasi sipas asaj që është nënshkruar, kufiri tokësor është çështje e zgjidhur de facto, ndërsa ai detar duhet të diskutohet.

"Kjo është mosmarrëveshja dhe arsyeja kryesore pse përpjekjet e mëparshme të demarkacionit përfundimtar kanë dështuar", ka thënë Krivokapiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy