Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka thirrur mbledhjen korresponduese, (mbledhja elektronike), e 23-ta me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fusha e përgjegjesive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë.
Kabineti qeveritar ka miratuar Nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të financimit publik për përballimin e situatës së krijuar nga Virusi Corona (COVID 19), me disa Institucione Ndërkombëtare Financiare, si në vijim:
· Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe anëtarët e tjerë të Bankës Botërore;
· Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim;
· Fondi Monetar Ndërkombëtar;
· Banka Islamike për Zhvillim;
· Agjensionet zyrtare për përkrahjen (financimin) e eksportimit; dhe
· Institucionet zyrtare financiare bilaterale të vendeve të jashtme ose të Bashkimit Evropian;
· Banka Evropiane e Investimeve.
Kufiri i përgjithshëm i autorizimit të dhënë sipas këtij vendimi për marrëveshjet financiare të huasë është dyqind e pesëdhjetë milion (250,000,000.00 €) ose ekuivalent, me afat të maturimit deri në pesëmbëdhjetë (15) vite dhe me normë të interesi jo më të lartë se tre (3 %) për qind.
Miratimin e Qeverisë kan marr edhe nismat për lidhjen e Marrëveshjes financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Marrëveshjes financiare për IPA 2020, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Janë shqyrtuar dhe miratuar nga kabineti qeveritar edhe nismat për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2019, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës, Malit të Zi për vitin 2019, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe Marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2019, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Shqipërisë
Po ashtu, Qeveria ka ndarë 161,650 mijë euro për Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës Çlirimtare të Kosovë.



