Papa Françesku vizitë tre-ditore në Hungari, lufta në Ukrainë dhe migrimi në krye të agjendës

Papa Françesku vizitë tre-ditore në Hungari, lufta në Ukrainë dhe migrimi në krye të agjendës

Papa Françesku niset të premten në një udhëtim tre-ditor në Hungari, ku lufta në Ukrainë, migrimi dhe rrënjët e krishtera të Evropës pritet të jenë në krye të agjendës në fjalimet e tij publike dhe bisedimet private me kryeministrin Viktor Orbán.

Reuters raporton se ndërsa qëllimi i tij kryesor është takimi me katolikët hungarezë, Françesku pranoi të dielën se përmbajtja e tij ndikohet nga ngjarjet aktuale.

"Do të jetë gjithashtu një udhëtim në qendrën e Evropës , e cila vazhdon të goditet nga erërat e ftohta të luftës, ndërsa lëvizja e kaq shumë njerëzve ka vënë në rendin e ditës çështje urgjente humanitare", tha ai.

Orbán ka thënë se Hungaria dhe Vatikani janë dy shtetet e vetme evropiane që mund të përshkruhen si "pro paqes" në lidhje me Ukrainën.

Si Orbán 59 vjeç, ashtu edhe Papa, 86 vjeç, kanë bërë thirrje për një armëpushim dhe negociata për t'i dhënë fund luftës dhe Françesku i ka kërkuar Ukrainës që të jetë e hapur për dialog me Rusinë "agresore", diçka që Ukraina deri tani e ka përjashtuar.

Hungaria, e cila mbështet Ukrainën sovrane, por ka ende lidhje të forta ekonomike me Rusinë, ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy