Xhadat/ Thirrja e 45 vjeçarit nga Tirana, që vuan nga sëmundja e rrallë e elefantizmit

Xhadat/ Thirrja e 45 vjeçarit nga Tirana, që vuan nga sëmundja e rrallë e elefantizmit

Ndonëse e rrallë, sëmundja e “Elefantizmit” ka mbërritur edhe në Shqipëri . “Xhadat” solli historinë e 45 -vjeçarit Gentian Tabaku nga Tirana, i cili prej 9-të vitesh qëndron i izoluar prej kësaj sëmundje.

I paaftë të lëvizë, qoftë edhe brenda banesës së tij, Gentiani e ka të pamundur të punësoj një njeri që të kujdeset për të. Me 120 mijë lekë që i jep shteti, duhet të përballojë jo vetëm jetesën, por edhe shpenzimet për ilaçe. I riu që sot peshon 170 kilogram nga 200 që ka qenë pak kohë më parë, tregon vështirësitë që i duhet të kalojë.

“Kam tre vjet që nuk mjekohem për këtë sëmundje. Mjekët e kanë nxjerrë si diagnozë edhe më kanë thënë merr ilaçe, merr një tubet, lyeje, merr një tjetër, po asnjëra nuk ka bërë fajde. Kam tetë vjet që s`kam dalë nga banesa. Kremrat që marr unë të paktën shkojnë te 250- 300 mijë lekë në muaj, duhet ta mjekoj katër herë në ditë. Me dash me marr një infermiere, unë nuk kam fuqi se infermierja do lekë, ashtu pastaj  shkon 300-400 mijë lekë në muaj. Të ardhurat e mia janë vetëm 120 mijë lekë që m’i jep Bashkia”.

I vetmi person që kujdeset për të është djali i tij 10 vjeçar. Ai i jep ujë, i bën për të ngrenë dhe i mjekon plagën.

“Jam 10 vjeç, shkoj në shkollë.  Kur vij nga shkolla kujdesem për babin,  i bëj bukë. Çfarë s’bëj për babin, e ndihmoj me këmbën për ta mjekuar. Gjithmonë e bëj unë. S’është ndihmuar nga ndonjë njeri tjetër, vetëm unë e kam ndihmuar gjithmonë. Babin e ndihmoj deri sa të ngrihet për të shkuar në tualet se nuk ecën dot ai”-u shpreh i biri .

Genti i bëri thirrje për ndihmë të gjithë atyre që kanë mundësi. “Kush ta shoh emisionin sa të ketë mundësi ta verë dorën në zemër se jam në pikë të hallit, jam keq. Sado pak që të marr këto ilaçet të paktën edhe ushqimet”- tha ai .

Në lidhje me rastin e tij “Xhadat” ju drejtua dhe Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, për të kërkuar ndihmën e mjekëve. Jashtë  kamerës ata thanë se kjo është një sëmundje e rrallë dhe shumë pak e njohur në Shqipëri. Të gjithë pranonin faktin se në vendin tonë nuk ka klinika të specializuara për trajtimin e kësaj sëmundje.

Në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë filariaza limfatike, e njohur zakonisht si elefantiaza, përshkruhet si një sëmundje tropikale ku 863 milionë njerëz në 47 vende të botës mbeten të kërcënuar prej saj.  51 milionë njerëz u infektuan që nga viti 2018 me këtë sëmundje. Kur filariaza limfatike zhvillohet në gjendje kronike, ajo çon në enjtje të indeve) ose elefantiazë (trashje lëkure/indi) të gjymtyrëve. Shumica e infeksioneve janë asimptomatike, nuk shfaqin shenja të jashtme infeksioni, ndërkohë që kontribuojnë në transmetimin e parazitit. Sipas OBSH Filariaza limfatike mund të eliminohet duke ndaluar përhapjen e infeksionit nëpërmjet kimioterapisë parandaluese me kombinime të sigurta të barnave të përsëritura çdo vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy