Zgjedhjet në FSHF, Fino: Parregullsi në votim, do të ndjek rrugën ligjore

Zgjedhjet në FSHF, Fino: Parregullsi në votim, do të ndjek rrugën ligjore

Pavarësisht se e ka uruar Armando Dukën për fitoren e mandatit të pestë, Bashkim Fino e ka cilësuar të parregullt procesin e votimit. Në përfundim të numërimit të votave dhe shpalljes së fituesit, Fino tha se lista e anëtarëve me të drejtë vote duhej të ishte e pavarur. Duke folur për mediat, pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF, Fino tha se do ndjekë rrugën ligjore.

“Kur ke një listë të pandershme përpara nuk mund të pretendosh më tepër për të thyer rezultatin. Natyrisht që do ishte një garë më e fortë, nëse do shikohej platforma më e mirë. Por lista duhet të ishte e pavarur. Realisht anëtarët e Asamblesë e ngritën çështjen e shoqatave. Por komisioni i vlerësimit lexoi një raport që e kishte bërë paraprakisht gati, përgjigjet që dhanë juristët këtu, treguan se kishte konflikt interesi. Qëndrimi im nuk ka të bëjë me faktin nëse dua apo jo unë të jem president, por ky proces duhet të jetë i rregullt. Rezultati është i anëtarëve të asamblesë të cilët janë të certifikuar nga ky komitete të cilët ne i kundërshtojmë. Unë kam të drejtë të vazhdoj procesin ligjor. Gjithsesi unë i urova suksese Dukës. Kjo bëhet për të ardhmen e futbollit shqiptar dhe jo për mua personalisht”, tha Fino.

 

Fino: FSHF ka nevojë për ndryshim, Duka e ka keqpërdorur

Bashkim Fino, mbajti fjalën e tij si kandidat në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, ku do të nisë procesi i votimit.  Fino tha se Duka e ka keqpërdorur asamblenë dhe nuk e ka menaxhuar si duhet futbollin shqiptar, duke abuzuar me fondet për paga dhe shpenzime luksi.  

Fjala e Finos

Përgjatë këtyre muajve të fundit janë prezantuar me shumë prej jush. Kam mësuar shumë për hallet tuaj. Kam mësuar për dëshirën që keni për ta dërguar këto sport shumë më lart, atje ku dëshironi. Sot jemi në një ditë të rëndësishme, futbolli ynë ka mundësinë të futet në një etapë të rëndësishme.

Futbolli është më shumë se një lojë. Futboll do të thotë shoqëri e shëndetshme. Më shumë futboll do të thotë më pak ilaçe, më pak drogë. Futbolli është një promovues i Shqipërisë. Sot kërkoj votën, jo për cilësitë e mia personale.

Futbolli është i pastrukturuar dhe në shumë raste lodër në duart e pak personave të pasur. Ç’do t’i bënte fondit administrata e FSHF-së, do t’i investonte në bursë, me çfarë kriteresh janë përzgjedhur për projektet, a ka pasur preferenca, cili është raporti mes investimeve për paga e luksi të papërgjegjshme të FSHF-së, e justifikimi nuk është se janë miratuar. Ju Duka e keni keqpërdorur asamblenë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy