Deputeti i PD Lefter Gështenja deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se dy grupimet brenda të djathtës janë të dënuar të bashkëpunojnë për të fituar përballë Ramës.
Gështenja tha se momentalisht primaret në PD do të favorizonin figurat politike, që janë brenda strukturave, dhe jo intelektualë apo personalitete që mund të tërheqin elektorat gri.
Nuk bëhet fjalë për bashkëpunim me emra të veçantë, por bashkëpunim në emër të demokratëve. Ne duhet të dalim me një kandidat, si opozitë. Dalja me një kandidat i jep shumë mundësi opozitës të jetë fituese në zgjedhjet vendore. Çdo alternativë tjetër çon ujë vetëm në mullirin e Edi Ramës. Për hir të demokratëve që kanë 32 vjet që na ndjekin, për hir të shqiptarëve. Nëse nuk fitohen këto zgjedhje vendore, është ogur i zi për zgjedhjet e ardhshme. Unë kurrë nuk kam etiketuar apo linçuar. Etiketimi mes demokratëve është frymëmarrje për Ramën. Nuk duhet të ndodhë. Është koha që deputetët dhe lidershipi të heshtin, është koha që demokratët dhe shqiptarët të flasin. Jemi të dënuar të bashkohemi të gjithë bashkë përballë Ramës. Tre janë hapat janë: Bashkimi i familjes demokrate, e dyta rreth kësaj familje të bashkohet e djathta, hapi i tretë bashkëpunimin çdo faktor jashtë PD. Unë qëndroj në logon zyrtare, grupin në të cilin bëj pjesë sot. E gjitha kjo lëvizje është për të shmangur një 6 mars të dytë. Nuk është koha që demokratët, qoftë lidershipi, deputetët, t’i tregojnë muskujt njëri-tjetrit. Ne duhet t’i tregojmë muskujt Ramës, jo njëri tjetrit. Brenda PD-së ka një krizë, krizë legjitimiteti mes palëve, që s’njohin njëra-tjetrën. Unë s’jam kundër primareve. Por në momentin ku ndodhet sot PD dhe opozita në tërësi, primaret s’janë zgjidhje. Sepse primaret favorizojnë figurat politike në njësitë vendore, ndërkohë që mund të ketë figura qytetare që mund të tërheqë pjesën gri. Nëse për një vit kemi vazhduar me alternativën e kokëfortësisë, kjo është arsyeja pse jemi këtu sot, të ndarë. Sot çdo demokrat e kupton që PD është e ndarë, nuk është më e fortë dhe e bashkuar siç ka qenë. Duhet të jetë institucion mendimi ndryshe. Përpos, bindjet ne i kemi të djathta. Kjo është arsyeja pse ne jemi në PD. I vetmi person që i intereson çakërdisja dhe çarja e opozitës është Rama”.
I pyetur nëse do të tërhiqet padia kundër grupimit të Berishës, Gështenja tha se këto janë vendime që i takojnë grupit parlamentar.
Këto janë vendime të grupit. Unë kurrsesi s’do dal asnjëherë kundër shumicës në grup. Edhe brenda grupit ka pasur divergjenca. Dje është marrë një vendim unanim për të bashkëpunuar me të gjithë faktorët opozitar. Ne duhet të kapërcejmë përtej interesave personale, përtej karriges sonë. Nëse ka vullnet për të nxjerrë një opozitë fituese në zgjedhje ka hapësira për të bashkëpunuar pa fund. Do i bëja ftesë çdo kolegu minimumi të heshtë, mos t’i fryjë zjarrit të përçarjes. Të gjithë bien dakord për një kandidatë të unifikuar. Metoda ka pafund, me sondazhe, me grupe të përbashkët. Besoj që nuk gjejnë vend intelektualët e mirëfilltë që të dalin fitues me variantin e primares. Nuk është hera e parë që bëhen primare në PD. Më lejoni t’ju kujtoj vitin 2000. Një lloj primare është kryer edhe në vitin 2021, për të eliminuar kandidatët e dobët”.
I pyetur nëse mund të jetë Alimehmeti një kandidat potencial për Tiranën, Gështenja tha se ai mund të tërhiqte elektorat gri, por shtoi se nuk do të favorizohej nga primaret.
Nuk do doja të hyja në emra. Z.Bogdani e njoh edhe z.Alimehmeti nga mediat e njoh. Për z.Alimehmeti besoj që është një rast për të marrë edhe pjesën gri, por ky njeri s’vjen nga struktura. Automatikisht struktura do votojë një njeri brenda strukturave, se sa një që vjen nga jashtë. E njëjta gjë do ndodhte edhe me kandidatë të tjerë. Këtu mund të ndikojë edhe kundërshtari, që përmes patronazhistëve të nxjerrë fitues një kandidat i dobët”.
Pyetjes nëse do të ketë rol në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Basha, deputeti i PD shprehet:
S’e kam një informacion. Basha ka dhënë dorëheqjen. E drejta e tij, e drejta e çdo deputeti të dalë në terren. Një gjë që e kam kërkuar vazhdimisht në grupin parlamentar është që deputetët të dalin në terren. Një pikë që ne si grup, me keqardhje e them që çalojmë”.



