Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen sot nga Dubai 6 persona

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen sot nga Dubai 6 persona

Gjashtë persona, pjesë e grupeve kriminale, pritet të ekstradohen sot nga Dubai në Shqipëri.

 

Të dyshuarit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave. 

 

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:

 

-Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, 44 vjeç; Shkëlzen Kraja, 44 vjeç; Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, 38 vjeç dhe Devid Patrut alias Elidon Skëndaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj, 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; 

 

-Ilir Lazri alias Ilir Sula, 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; 

 

-Merxhan Çeliku, 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy