Tensione dhe përplasje verbale janë regjistruar gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku diskutimet mes anëtarëve kanë kaluar në debate të forta.
Në qendër të debatit kanë qenë kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani.
Shkak për përplasjen është bërë një vendim i marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion dhe procedurat për dërgimin e tyre në Kuvend.
Kryetarja Bogdani ka kërkuar rikthimin e çështjes për rishqyrtim, por kjo kërkesë është kundërshtuar nga Stojani.
Gjatë diskutimeve, Stojani ka pretenduar se drejtimi aktual i KLP-së dhe disa prej anëtarëve të saj nuk kanë formimin e duhur për institucionin, i cili konsiderohet si një nga strukturat më të rëndësishme të sistemit të prokurorisë në vend.
Debati mes palëve është shoqëruar me tone të ashpra dhe akuza të ndërsjella.
“Po je çmendur, moj, je çmendur”-, raportohet të ketë thënë Stojani në mbledhje.



