Gjykata e Kievit ka vendosur 2 muaj burg për miliarderin ukrainas Igor Kolomoisky, ish-aleat i Presidenti Zelensky pasi dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash.
Lajmi u bë i ditur mëngjesin ekësaj të diele nga mediat lokale.
Kolomoisky ka mbështetur kandidaturën e Volodymyr Zelensky në 2019 dhe zotëronte kanalin televiziv në të cilin presidenti ukrainas ishte bërë i njohur si komedian.
Në muajt e fundit, presidenti Zelensky ka premtuar të shtojë luftën kundër korrupsionit, i cili ishte endemik në Ukrainë para pushtimit rus, veçanërisht në përgjigje të kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për të ruajtur statusin e Kievit si kandidat për anëtarësim.



