I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 49-vjeçar me iniciale R.M (alias R.Z), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Në njoftimin e policisë thuhet: DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë një 49-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar nga DVP Tiranë, i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Policisë të DVP Vlorë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasit:

- R. M., alias R. Z., 49 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''.

49-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy