Situata nga Covid-19 në vend, humbin jetën 4 persona gjatë 24 orëve

Situata nga Covid-19 në vend, humbin jetën 4 persona gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë vijon të jetë i lartë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur këtë të premte se, janë kryer 6308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 977 qytetarë, në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 59 në Shkodër, 39 në Berat, 33 në Durrës, nga 32 raste në Krujë, Lushnje, Vlorë, nga 29 raste në Kurbin, Fier, nga 26 raste në Lezhë, Sarandë, 23 në Kamëz, 20 në Kavajë, 18 në Kukës, 15 në Kuçovë, nga 13 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 12 raste në Mallakastër, Bulqizë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Elbasan, Dibër, Malësi e Madhe, 9 në Vorë, nga 8 raste në Mat, Peqin, Dimal, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Vau i Dejës, Pukë, Patos, Këlcyrë, nga 5 raste në Korçë, Shijak, Fushë Arrëz, nga 4 raste në Rrogozhinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Librazhd, nga 3 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Selenicë, nga 2 raste në Has, Tropojë, Mirditë, Klos, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 1 rast në Cerrik, Delvinë, Dropull.

Ndërkohë, janë 12,582 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet “Covid”, po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Fieri të moshave 82-88 vjeç, një qytetare 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 71 vjeç nga Elbasani.

Statistika (10 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 977

Të shëruar në 24 orë 919

Të shtruar në spitale 163

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 6308

Testime totale 1,107,370

Raste pozitive 155,293

Raste të shëruara 140,176

Raste aktive 12,582

Humbje jete 2,535

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5071

Shkodër 1601

Durrës 1090

Fier 1002

Vlorë 934

Lezhë 743

Elbasan 637

Berat 433

Korçë 299

Gjirokastër 289

Kukës 278

Dibër 205

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy