Nano: Rama president, mbyllja më e mirë e karrierës (VIDEO)

Nano: Rama president, mbyllja më e mirë e karrierës (VIDEO)

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e cilëson si të pabesueshme deklaratën që kreu i PD-së bëri në media pak ditë më parë lidhur me një ofertë që sipas tij i kishte ardhur nga kryeministri Rama në këmbim të heqjes së koalicioneve parazgjedhore. Në studion e TvT, Nano tha se nuk beson të jetë bërë një propozim i tillë, ndërsa kritikoi kryedemokratin Basha. Megjithatë, sipas Nanos, Rama ka arsye ta plotësojë ëndrrën e tij presidenciale pas disa mandatesh si kryetar bashkie e më pas kryeministër.   

Zoti Rama ka plot arsye ta ëndërrojë presidencën. Një mbyllje e karrierës në presidencë është situatë e lezetshme. Por nuk besoj ta ketë bërë si propozim. Këto janë muhabete rrugësh dhe mejhanesh dhe zoti Basha nuk duhej t’i nxirrte në publik këto gjëra”, tha ai.

Nano tha se është kundër propozimit të opozitës parlamentare për uljen e pragut në 2%.  

Ky është një diskutim që bëhet qetë-qetë sepse nuk kemi të bëjmë me një lëvizje të maxhorancës për të goditur opozitën parlamentare. Duhet ditur çfarë preferojnë: një duel të dy partive të mëdha apo përfaqësimin e të gjitha grupeve të interesit. Unë për vete zgjedh betejën e partive të mëdha dhe nuk jam i interesuar për fatin e partive të vogla. Do të isha kundër 2%-shit. Sido që të vendoset, ky vendim as nuk penalizon as nuk avantazhon njeri”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy