Redaktori i "TRT World", Abdulvehap Ejupi tregon arsyen pse u shty vizita e Erdogan në Tiranë (VIDEO)

Redaktori i "TRT World", Abdulvehap Ejupi tregon arsyen pse u shty vizita e Erdogan në Tiranë (VIDEO)

Pyetjes se përse ndryshoi axhenda e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili pritej të vinte në Tiranë në fund të Gushtit, redaktor i TRT World, Abdulvehap Ejupi iu përgjigj duke thënë se kriza në Malin e  Zi dhe thirrja e presidentëve të Bosnjës për të ndërmjetësuar krizën politike ka bërë anulimin e vizitës. Në një lidhje Skype për MCN TV, Ejupi tha se vizita në Tiranë do të ndodhë, por pandemia dhe çështjet gjeopolitike bënë që të shtyhej. I pyetur nëse vonesa e vizitës së tij lidhet me procesin e rindërtimit apo dorëzimin e xhamisë së Namazgjasë, Ejupi tha se nuk ka lidhje me këtë të fundit ndërkohë që shtoi se projektet e tjera janë gati dhe presin vetëm Erdogan që të bëjë hapjen solemne.

Intervista e Ejupit:

Zoti Ejupi, do të kemi zonjën Merkel në Tiranë, ndërkohë që prisnim presidentin Erdogan. Çfarë ka ndodhur me vizitën e zotit Erdogan, duket sikur ka një ndryshim të axhendës?

Ejupi: Ishte në plan në fund të Gushtit vizita e Erdogan, por në bazë të informacioneve kriza në Malin e Zi dhe thirrja e presidentëve të Bosnjës për të ndërmjetësuar krizën politike ka bërë anulimin e vizitës. Vizita e Erdogan ishte shumë pozitive për Bosnjen dhe Malin e Zi. Vizita në Tiranë do të ndodhë, por pandemia dhe çështjet gjeopolitike bënë që të anulohet.

Mendoni se ky ndryshim i axhendës lidhet me ndonjë vonesë në procesin e rindërtimit, apo dorëzimi i xhamisë së Namazgjasë dhe zhvillimet që kanë lidhje me ardhjen e refugjatëve afganë?

Ejupi: Nuk e besoj. Mendoj se janë arsyet që thashë më herët. Për Shqipërinë nuk besoj se është hapja e xhamisë. Projektet e tjera duket se janë gati dhe presin vetëm Erdogan që të bëjë hapjen solemne.

Një prej çështjeve më të nxehta është ajo e anëtarëve të organizatës Feto. Ankaraja ka kërkuar vazhdimisht nga Tirana zyrtare dëbimin e tyre. Sa e ka përmbushur këtë kërkesë qeveria shqiptare, ka një numër apo një listë të këtyre personave?

Ejupi: Sa i përket Feto-s dihet, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Turqisë që të transferohen dhe të përballen me drejtësinë turke, por nuk është kjo pika kryesore. Kjo nuk e ka penguar marrëdhënien solide mes dy vendeve.

Shqipëria do të presë deri në 4,000 shtetas afganë, dhe Turqia ka qenë e involvuar në këtë proces. Ka ndonjë kordinim mes dy vendeve për këtë çështje?

Ejupi: Po kakordinim që prej fillimit edhe para ardhjes së afganëve. Në kuadër të NATO-s, por edhe gjatë ditëve të fundit ka pasur bashkëpunim mes institucioneve mes dy shteteve. Sa i përket qasjes së Turqisë janë rreth 400,000 afganë që strehohen në Turqi dhe kjo është arsyeja pse nuk ka më hapësirë dhe këto duhet të shpërndahen në vendet e tjera anëtare të NATO-s.

Cili do të jetë roli i presidentit Erdogan në Afganistan, tani që është instaluar regjimi i ri taleban?

Ejupi: Në Afganistanin nën talebanët është një realitet i ri. Është një organizatë e armatosur që ka përkrahje nga popullata vendsae. Kjo është arsyeja pse shumë vende ngurojnë t'i njohin. Por nëse do vazhdojnë të respektohen drejtësitë themelore do të njihet. Turqia do jetë kyç për ndërtimin e reparteve ushtarake, por edhe në administrimin me popullatën, me Kinën dhe me Lindjen në përgjithësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy