Rama: Vijon puna për ndërtimin e Stadiumit të ri në Kukës

Rama: Vijon puna për ndërtimin e Stadiumit të ri në Kukës

Në Kukës vijon puna me ritme të larta për stadiumin e ri “Zeqir Ymeri” të këtij qyteti verior, ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Rama ka uruar sot për një ditë të mbarë me pamje nga ndërtimi i këtij stadiumi.

“Mirëmëngjes dhe me disa sekonda nga kantieri i stadiumit të ri të Kukësit, “Zeqir Ymeri”, ju uroj ditë të mbarë”, – tha Rama.

Stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës po ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s.

Impianti i ri sportiv në veri të vendit, i cili parashikohet të përfundojë në fund të gushtit, do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese.

Stadiumi i ri i Kukësit do të plotësojë të gjitha kriteret që duhen për të pritur edhe ndeshje të kompeticioneve ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy