Takimi i Ohrit/ Maloku: Nëse sot pranohet plani, nënshkrimi duhet të ndodhë në Paris ose Berlin, aty nga ku është krijuar 

Takimi i Ohrit/ Maloku: Nëse sot pranohet plani, nënshkrimi duhet të ndodhë në Paris ose Berlin, aty nga ku është krijuar 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë rinisur bisedimet nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Lidhur me faktin se a parashikohet sot që palët të firmosin një marrëveshje, politologu nga Kosova, Albinot Maloku, nuk shprehet optimist për firmosjen, porse thotë se nëse ai sot pranohet, atëherë ai do duhet të nënshkruhet në Paris ose Berlin, aty nga ku nisi krijimi i planit frango-gjerman, i njohur tanimë si plani evropian.

Nëse kemi një dakordim, gjithsesi nga ky taki i Ohrit askush nuk ka pritu që do të kemi një ceremoni në kuptimin e nënshkrimit.

Gjithsesi flasim me hamendësime, nëse pranohet sot, dhe kemi një dakordancë edhe për aneksin atëherë mesiguri se nënshkrimi duhet të ndodh në Paris ose Berlin, për faktin se ata janë krijuesit e Planit, meqë fillimisht u quajt si plani franko-gjerman,  më pas evropian, për faktin e prezencës edhe të diplomacive të tjera.

Tani ajo çfarë vërehet me së shumti kanë qene sidomos te pika 7, e cila tejkalon atë çfarë është imagjinuar të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe për faktin se a do të flitet për të vetmen agjendë, dhe dijet mirfillimi se ky është një definicion i vazhdueshme dhe të krijohet përshtypja se sikur po shtohen kompetencat për një krijesë që tanimë është menduar të jetë Asociacioni në të cilën edhe sot Vuçiç insiston.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy