Një ngjarje e rrallë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Në një anije të linjës Brindisi-Vlorë, e cila po afrohej në bregdet, saktësisht 1 milje para se të ankorohej, një person që ishte në bord është hedhur në det, duke ngritur shumë pikëpyetje.
Ajo që e ka bërë akoma edhe më enigmatike situatën është fakti se menjëherë pas hedhjes një varkë është afruar dhe e ka marrë personin në fjalë. Më tej deri më tani askush e di se çfarë ka ndodhur apo kush ishin arsyet që e bënë personin në fjalë të hidhej nga anija.
Ajo që bën me dije deri tani policia është se personi që është hedhur nga trageti nuk është identifikuar për arsyen se ka qenë i paregjistruar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30.



