
Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i është drejtuar gazetarëve duke komentuar arrestimin e Marko Gjuriç nga policia e Kosovës.
Kreu i shtetit serb ka deklaruar se Gjuriç bazuar në marrëveshjen e arritur lidhur me vizitat zyrtare, e kishte paralajmëruar vizitën në Kosovë 75 orë më parë.
Vuçiç e ka quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës e kanë zhvilluar arrestimin e tij të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.
Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët që po ndihmohen nga Perëndimi dhe i bëri thirrje popullit serb në Veri të Kosovës të qëndrojnë të qetë sepse, duke nënvizuar se “terroristët nuk do t’i bëjnë asgjë atyre”.
“Unë do t’ju njoh me provokimin brutal, aktin e marrëzisë dhe veprën penale që kanë kryer autoritetet e Prishtinës në Kosovë dhe Metohi. Është interesante që të gjitha mediat donin të na tregojnë ne faktin se Gjuriç nuk respektoi procedurat e dakorduara për hyrjen në Kosovë dhe u arrestuan”, shpjegoi Vuçiç dhe më pas lexoi në konferencë për mediat Marrëveshjen e Brukselit që i referohet procedurës për regjistrimin e hyrjes në territorin e Kosovës.
Interesante është tha kreu i shtetit serb se Pacoli ka deklaruar se "Gjuriç dhe Vulin nuk lejohen të hyjnë në Kosovë sepse ato inkurajojnë urrejtjen. Ishte shteti terrorist, bandit, i vendosur për të shpikur një delikt verbal? A i ndalon dikush, sepse nuk i pëlqen ata? Nuk thotë asgjë në marrëveshjen", shtoi Vuçiç, raporton B92.
Në lidhje me iniciativën e Listës Serbe për të lënë Qeverinë e Kosovës, ai tha se "nuk do të marrë vendime për ta" dhe kjo është e gjitha e drejta e tyre, por ai tha se shumë ambasadorë perëndimorë i janë lutur atyre të mos dalin nga qeveria e Kosovës.
Ai gjithashtu foli për bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se detajet e dialogut nuk do t’i japë publikisht.



