
Pas lotëve, që rrodhën drejtpërdrejt në televizion, gjatë Takimit të Nënave të mbledhur në Phenian për herë të parë në 11 vjet, Kim Jong-un iu rikthye të tregonte grushtin e tij të hekurt.
Gjatë seancës plenare, ai i bëri thirrje partisë së tij që të “përshpejtojë” përgatitjet e luftës dhe të shtyjë përpara programin bërthamor të vendit.
Javën e kaluar, lideri i Koresë së Veriut kishte paralajmëruar se Pheniani nuk do të hezitonte të niste një sulm bërthamor nëse “provokohet” me armë bërthamore.
Për Kim, situata ushtarake në Gadishullin Korean është bërë “ekstreme” për shkak të konfrontimit “të paprecedentë” me Uashingtonin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë rritur bashkëpunimin në mbrojtje pas serisë rekord të testeve raketore të Phenianit dhe së fundmi kanë aktivizuar një sistem për të ndarë të dhënat në kohë reale për lëshimet e Koresë së Veriut.
Në fillim të këtij muaji, një nëndetëse amerikane me energji bërthamore mbërriti në qytetin port të Koresë së Jugut të Busanit dhe Uashingtoni mori pjesë me bombarduesit e saj me rreze të gjatë veprimi në stërvitjet me Seulin dhe Tokion.



