
<p>Gazetari Andi Bushati thotë se një pjesë e madhe e mediave kontrollohen nga vëllai i kryebashkiakut Veliaj, përmes reklamës. Kjo sipas tij është akoma më e dëmshme se abuzimi financiar.</p> <blockquote> <p><em>Vëllai i Veliajt kontrollon 90% të reklamës në media. Pra kontrollon mediat përmes reklamës. Të bësh këtë është të përmbysësh një rend shoqëror. SPAK do ta krahasoja me një polic që kap një bandit, një hajdut dhe një kriminel. Shoqëria jonë vuan nga një bandë kriminale që ka kapur shtetin, mediat, zgjedhjet e Gjykatën Kushtetuese. A ka shkuar SPAK te kullat? Mua më interesojnë tangat e Ajolës apo lekët e krimit që kanë shkuar te kullat? </em></p> </blockquote> <p> </p>



