Nga kjo e martë, në Gjermani ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore. Sipas analistëve vendas, ndërsa qeveria Scholz humbi votëbesimin në parlament, presidenti do të dekretojnë 23 shkurtin për zgjedhjet e përgjithshme. Socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz kanë përballë konservatorët e CDU-së dhe populistët e djathtë të AFD-së. Sipas mediave vendase, debatet zgjedhore do të zhvillohen në shkurt. Kandidatët do të shpalosin përpara publikut programet e tyre më 9 dhe 16 shkurt.

Ndërkohë, nuk kanë munguar paralajmërimet nga autoritetet gjermane për ndërhyrje të mundshme ruse.
“Kemi ngritur një grup pune për të marrë masa mbrojtëse kundër çdo dezinformimi, sabotimi, spiunazhi dhe sulmi kibernetik. Duam apo jo, jemi në përballje të drejtpërdrejtë me Moskën”, tha shefi i shërbimit inteligjent gjerman Bruno Kahl.
Medie të ndryshme gjermane kanë vënë në pah me investigimet e tyre se si Kremlini ka bërë tentative për të mbështetur AFD-në nga e djathta dhe partinë tjetër “Sara Vagnerkneht” nga e majta, të cilat kanë pikëpamje miqësore ndaj Moskës.
Sondazhet e fundit tregojnë se koalicioni konservator ka më shumë pëlqyeshmëri te votuesit gjermanë, ndërsa premtojnë ulje taksash dhe ndalimin e emigracionit të paligjshëm.



