
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nëntë persona si shkak i COVID-19.
Po ashtu siaps të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 143 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 17,343 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.
Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 14,422 pacientë sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë tre të tjerë.
Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 721 viktima.



