Zonja e Parë Michelle Obama ka mbajtur fjalimin e fundit para lamtumirës në Shtëpinë e Bardhë. Në një takim me të rinj, ajo ka folur me sytë gati të përlotur. Apeli i saj i shte që të rinjtë të ngrenë zërin në mbrojtje të vlerave amerikane, siç është diversiteti i besimeve dhe i racave.



