Temperaturat deri në 42 gradë, Greqia përgatitet për valën e parë të të nxehtit të vitit

Temperaturat deri në 42 gradë, Greqia përgatitet për valën e parë të të nxehtit të vitit

Greqia po përgatitet për valën e parë të të nxehtit të vitit, e cila sipas paralajmërimeve duhet të nisë të martën, me temperatura mbi 40 gradë dhe rrezik “shumë të lartë” për zjarre, njoftoi këtë të hënë ministri për Krizat Klimatike, Vasilis Kikiljas.

Piku do të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte dhe “rreziku i zjarrit do të jetë shumë i lartë në një pjesë të konsiderueshme të Greqisë”, tha ministri përgjegjës për mbrojtjen civile.

Drupal Ad

 

 

 

Shërbimi meteorologjik parashikon se temperaturat në pjesën qendrore të Greqisë mund të rriten deri në 42 gradë. Vapa e lartë tashmë është regjistruar ditët e fundit, sidomos në Athinë, ku të enjten priten 38 gradë.

Kikiljas i bëri thirrje popullatës që të “ndihmojë dhe të kujdeset për mbrojtjen e jetëve njerëzore” dhe natyrës, sepse tashmë ka 30 deri në 40 zjarre në natyrë çdo ditë, por deri më tani ato janë kryesisht të përmasave të vogla.

Rekordet e të nxehtit për javën e parë të qershorit janë shënuar të martën e kaluar, me një temperaturë prej 39.3 gradë në disa vende.

Greqia përjetoi zjarre shkatërruese dhe një valë të nxehtë dy-javore në 2023. Rreth 175,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore u dogjën në vitin 2023 dhe më shumë se 20 njerëz vdiqën në ato zjarre.

Greqia ka miratuar dënime më të ashpra për zjarrvënie aksidentale dhe të paramenduar. Nga 1 maji, autorët do të përballen me 20 vjet burg dhe gjobë deri në 200,000 euro.

Temperaturat e rritura të shkaktuara nga emetimet e karburanteve fosile të shkaktuara nga njeriu po zgjasin sezonet e zjarreve dhe po bëjnë që të digjen më shumë tokë në disa vende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy