
Jeff Bezos, themeluesi i kompanisë Amazon që ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në 2020, ka fituar 3.715 dollarë për një sekond. Në këtë përfundim ka arritur revista ‘Forbes’, e cila merret specifikisht me një natyrë të tillë të dhënash.
Ish CEO i kompanisë, pasi një ditë më parë dha dorëheqjen në momentin më të sukseshëm të saj, fitoi 229.900 dollarë për minutë në 2020, ose afërisht 13. 4 milionë dollar në vetëm një orë. Sipas përllogaritjeve amerikani fitonte 321 milionë dollarë në ditë dhe 9 miliardë në muaj.
Kjo e ka bërë atë njeriun më të pasur në botë.
Këto shifra stratosferikë shkojnë në sinkron me rritjen eksponenciale të Amazon e themelua në 1994. Aktualisht CEO i kompanisë është vendosur Andy Jassy, ndërsa Bezzos do të jetë shefi ekzekutiv.



