
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Lisandër Hoxha, thotë se në PD është instaluar vota.
Mirëpo ndonëse tha për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, se është ndër mbështetësit e parë të Foltores, ndërsa për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, është i bindur se është sponsorizim dhe se nuk mund të shpallej i tillë pas 8 vitesh.
Unë dyshoj se ka sponsorizim nga lobet e majta. Opozitë flluskë nuk mund të ketë. Do qartësohen gjërat, se zotëria nuk pranoi akuzat i hodhi në gjyq, nuk kërkoi të hiqej non grata. Por thotë shkoni dhe vërtetojini në gjykatë. Njeriun mund ta dënojmë si në komunizëm. Drejtësia është në tepsi tani. Zoti Berisha nuk është akoma kryetar i PD. Po investohet që PD të shihet me probleme ligjore.
U bënë 7 muaj, investohet për të thënë që ka një krizë të atillë që nuk gjendet zgjidhja. Për çështje si të FSHF u dha zgjidhja në tre javë, sigurisht këtu ka investim politik. Drejtësia të bëjë drejtësi, ne ju jemi kthyer aktiviteteve tona të brendshme. Berisha 3 nuk ka lidhje as me Berishën 1 as me Berishën 2, nuk ka asnjë ambicie politike, ka qenë Kryeministër dhe President.
Berisha 3 është versioni më i pjekur i vetes së tij. Motivi i tij është të çojë PD në pushtet. Ne duhet ti largohemi Arnautistanit dhe të kthehemi drejt Europës.
Sipas tij, pjesa e organizimit të brendshëm të PD, duhej bërë më shpejtë, ndonëse pas 6 marsit u përcaktua se kush ishte shumica.
Mirëpo ai tha se asnjë demokrat nuk duhet asimiluar, por duhet bashkuar me idetë e veta dhe të ghjithë të kenë si synim që të çojnë përpara Partinë Demokratike.
Ndër të tjera Hoxha, shtoi se duhet ofruar një alternativë qeverisëse.



