Vrasja e ndërtuesit Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon për gjykim dy vëllezërit Dukaj

Vrasja e ndërtuesit Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon për gjykim dy vëllezërit Dukaj

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Dukaj, të cilët dyshohet se vranë për interes pasurur ndërtuesin Eduart Reçi. Dy vëllezërit akuzohen për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’. Sipas organit të akuzës Shkëlqim Dukaj në bashkëpunim me vëllanë e kanë kryer me paramendim vrasjen. 

 

Nga hetimi rezultoi se viktima E.R. ndër vite ka ndërtuar në Tiranë, dy pallate dhe një vilë dhe të gjitha njësitë e banimit, garazhde, njësitë tregtare, vila etj., i ka dhënë me qira, tek persona të ndryshëm. Ndër personat që viktima ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie janë vellëzërit Sh.D. e F. D., pronarë të një lokali i cili kufizohej me lokalin në pronësi të viktimës, pasi një pjesë e lokalit të të pandehurve ishte ndërtuar në tokën e viktimës. 

 

Nga çmuarja në tërësi e provave dhe indicieve të rëndësishme të administruara, të cilat janë të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën, krijohet bindja tej çdo dyshimi të arësyeshëm se personi nën hetim Sh. D. në bashkëpunim me vëllanë e tij F. D., është autori në rolin e ekzekutorit të tentativës së vrasjes së shtetasit E. R. në datën 08.11.2024 dhe më pas të vrasjes së tij në datën 13.11.2024, me paramendim si dhe të kryerjes së veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta në bashkëpunim.

 

Personi nën hetim Sh. D. e ka kryer vrasjen e shtetasit E.R. me paramendim për interes pasuror, pra e ka marë vendimin për kryerjen e vrasjes me qetësi së bashku me vëllanë e tij, duke përgatitur së bashku planin kriminal për realizimin e saj. Ai ka parashikuar të gjitha rrethanat për realizimin e vrasjes që lidhen me: përgatitjen për të patur saktësi në realizimin e vrasjes duke bërë qitje në poligon, sigurimin e armës dhe dylbive për realizimin e vrasjes natën dhe në distancë, zgjedhjen e vendit të kryerjes së krimit me qëllim që të realizonte vrasjen dhe të mos ekspozohej, nxjerjen në pritë të viktimës nëpërmjet hedhjes së fishkezjarëve në oborrin e lokalit të tij, kryerjen e krimit me fshehtësi dhe marrjen e masave për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

 

Për realizimin e vrasjes, krahas veprimeve për sigurimin e armës, personi nën hetim së bashku me vëllain e tij, kanë studiuar me imtësi dhe kanë përcaktuar kohën dhe vendin ku do të realizonin vrasjen, me qëllimin njëkohësisht që të mos diktoheshin dhe t’i shpëtonin përgjegjësisë penale. Ata, sipas një plani të detajuar, kanë vendosur që vrasjen e shtetasit E. R. ta realizonin natën me qëllim që të mos ekspozoheshin dhe identifikoheshin nga kamerat apo personat. Duke qenë në dijeni se viktima në mbrëmje dilte që pastronte oborrin, të pandehurit kanë vendosur që vrasjen ta kryejnë në distancë, nga një pozicion ku kishte pamje të oborrit para lokalit të viktimës dhe që ekzekutori të mos ishte i monitoruar nga kamerat dhe larg syve të njerezve”.

 

Personi nën hetim Sh. D. së bashku me vëllanë e tij nuk kanë patur marëdhënie të mira me viktimën E. R. sepse personat nën hetim prej shumë vitesh kishin ndërtuar lokalin pa leje dhe kishin pushtuar një pjesë të sipërfaqes së tokës në pronësi të viktimës. Megjithëse ky problem ishte diskutuar midis viktimës dhe personave nën hetim, nisur nga pozicioni i Sh. D., si oficer policie, viktima kishte hezituar ta zgjidhte çështjen në rrugë gjyqësore, dhe u kishte kërkuar ta lironin në mënyrë vullnetare. Meqenëse viktima u kishte propozuar të ndërtonin një pallat, personat nën hetim e kanë kuptuar se në rast ndërtimi të pallatit, viktima do të kërkonte sipërfaqen e tij takuese dhe ata do të cenoheshin në sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar padrejtësisht, si për pjesën takuese të viktimës ashtu edhe për pjesën tjetër që kishin ndërtuar lokalin pa leje në tokë që nuk ishte në pronësi të tyre. Në këto rrethana, për interes pasuror, ata kanë vendosur të realizojnë vrasjen e shtetasit E.R.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy