Uka: Vetëvendosje synon 61 mandate për të qeverisur pa ndihmën e koalicioneve (VIDEO)

Uka: Vetëvendosje synon 61 mandate për të qeverisur pa ndihmën e koalicioneve (VIDEO)

Me fillimin e fushatës elektorale zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, kanë filluar edhe premtimet e subjekteve politike në garë përt udhëheqje në qeverisjen e ardhshme. Fitim Uka, kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, në një lidhje skype me edicionin e lajmeve në MCN Tv, thotë se VV ka për synim që në zgjedhjet parlamentare të marrë 61 mandate deputetësh.

“Koalicioni me qytetarët është në rradhë të parë dhe besoj këtë e kanë kuptuar qytetarët, kërkesa jonë ka qenë për të mbushur apetitet në pushtet, prandaj kërkojmë 61 deputetë për të qeverisur vet”

Uka, e mohon kategorikisht mundësinë e koalicioneve të mundshme më subjektet tjera partiake.

“Me LDK ka dëshmuar se ne mund të bëjmë, si pasojë e presioneve të mbrendshme, prandaj do të qeverisim vet. Në të kundërtën do të jetë e vështirë për të shtyrë proceset sepse subjektet politike në Kosovë, kanë treguar se pazaret politike janë mbi të gjitha interesat e qytetreve dhe ne do të bëjmë një ndryshim, sepse do të mundojmë të shtyjmë vetë proceset përpara”.

Kandidati për deputet nga rradhët e VV, thotë se synimi i kësaj partie, janë veqanërisht shtyerja e proceseve në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit.

“Ne kemi vetëm një zonë zgjedhore, por pres mbështetjen e të gjitheë qytetarëve për VV, kam qenë edhe deputet në legjislaturën, e kaluar, dhe po më dhanë betimin e tyre para qytetetarëve do të jap kontributin tim për proceset më shumë në shëndetësi sepse ende nuk kemi vaksinën anticovid, dhe Kosova ende nuk e ka vaksiën, ky ëhstë shqetësimi jonë. Poashtu, shqetësim mbetet projekti për arsimin, sepse dy herë kemi ngelur në testin e PISA, dhe ky është veçmas fokusimi im”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy