Prioritetet për Prokurorinë/ Gjonaj: Luftoni korrupsionin, Çela: Po krijoni anomali në sistem (VIDEO)

Prioritetet për Prokurorinë/ Gjonaj: Luftoni korrupsionin, Çela: Po krijoni anomali në sistem (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i adresoi Prokurorit të përgjithshëm, rekomandimet prioritare të qeverisë në luftën kundër kriminalitetit për vitn 2020. Në takimin që u mbajt nëpërmjet platformës on-line me krerët e disa prej institucioneve të vreja të drejtësisë, Gjonaj rekomandoi një sërë problematikash, teksa pritshmëritë për drejtësinë e re në luftën ndaj korrupsionit janë të mëdha, si një nga prioritet kryesore.

Ajo është shprehur se lufta ndaj korrupsionit është një nga 15 pikat e vendosura si kusht për të hyrë në BE.

“Lufta kundër krimit të organizuar është një nga prioritet kyçe e para si detyrim ndaj shqiptarëve dhe e dyta si përmbushje e një prej pikave të vendosura për të hyrë në BE. Për të bërë të mundur këtë rekomandoi forcimin e bashkëpunimit midis instoitucioneve ligjzbatuese, por edhe me organet ndërkombëtare. Rritja e numrit të hetimeve për pastrimin e parave. Dobësimi i fininacimeve me para të pista është një nga fushat që duhet parë me kujdes. Ky është një aktivitet kryesor nga ku duhet luftuar krimi i organizuar. Për këtë duhet bashkëpunim mes tre institucioneve si Prokuroria e Posaçme, policisë dhe OFL-së, por edhe e agjensive ligjzbatuese rajonale,” tha Gjonaj.

Kritik ndaj rekomandimeve të qeverisë ishte kryeprokuori Olsian Çela, i cili tha se për shkak të ardhjes me vonesë të tyre ka krijuar anomali për sistemin prokurorial.

"Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe faktin se tashmë brenda sistemit të prokurorisë veprojnë të pavarura nga njëra tjetra dy degëzime të institucionit, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm që kanë si organ më të lartë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroria e Posaçme. Ndonëse në ligjin nr.97/2016, parashikohet se rekomandimet e Këshillit të Ministrave i drejtohen Prokurorit të Përgjithshëm, nuk ka asnjë instrument ligjor me të cilin ky i fundit t’ja përcjellë ato Prokurorisë së Posaçme. Ekzekutivi duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të rregulluar këtë anomali, pasi struktura kompetente për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është Prokuroria e Posaçme, drejtuesi i së cilës raporton në Kuvend sipas parashikimeve të nenit 104 të ligjit nr.97/2016", tha Çela.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja e vuri theksin te mungesa e pagave për prokurorët e SPAK dhe drejtuesuit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërsa përfaqësuesje e Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Esmeralda Cami, u ndal te mungesa e prokuorëve, kjo për shkak edhe të largimeve nga vetingu, ashtu sikurse numrit të ulët të prokurorëve të dalë nga shkolla e magjistraturës. Për shkak se kjo e fundit siç theksoi Cami, nuk arrin të përballojë kërkesat e sistemit për plotësimin e vakancave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy